LSDM: Qytetar maqedonas, e jo bullgar, e ka ofenduar Mickoskin në Tashmarunishtë

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – LSDM pretendon se qytetar maqedonas, e jo bullgar, e ka ofenduar kryeministrin Hristijan Mickoski në Tashmarunishtë, ku ai shënonte festën e Ilindenit.

VMRO dhe Mickoski dje sërish gënjyen. Pretenduan se personi që ka drejtuar ofendime verbale ndaj kryeministrit Mickoski në Tashmarunishtë ka treguar letërnjoftim bullgar.
Kjo nuk është e vërtetë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme – SVR Ohër, bëhet fjalë për një 52‑vjeçar nga Struga (S.G., i lindur në vitin 1974 në Koçan) qytetar maqedonas me letërnjoftim maqedonas. Nuk ka agjent të huaj. Ka vetëm një qytetar të pakënaqur.

Mickoski dhe VMRO‑OKG sërish u përpoqën ta paraqesin pakënaqësinë e përditshme të popullit si “agjenturë e huaj” dhe “provokim bullgar”. Ky është model klasik: kur qytetarët revoltohen gënjejnë se janë të huaj. Kur nuk kanë rezultate kërkojnë armiq. Kur kritikohen i quajnë qytetarët “tallog”. Realiteti është ndryshe. Qytetarët janë të pakënaqur dhe kjo është pakënaqësi plotësisht maqedonase, vlerësojnë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër