Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Vera në Ohër edhe këtë sezon solli pamjen tashmë të njohur në rrjetet sociale – fotografi të faturave për kafe, ujë, parking dhe shezlongë, të shoqëruara me debate të ashpra, raporton TV24, transmeton Zhurnal.
Ndërsa për disa çmimet janë “në tavan”, për të tjerët janë krejtësisht reale, madje edhe më të ulëtat në krahasim me rajonin. Por opinioni profesional e zhvendos fokusin nga vetë çmimi drejt diçkaje shumë më të rëndësishme – cilësisë së shërbimit, pra se problemi i vërtetë nuk qëndron te shifrat e faturave, por te ajo që mysafirët marrin për paratë e tyre.
Punonjësit e turizmit janë të qartë: lokacioni dhe ambienti tërheqin mysafirë, por cilësia e shërbimit dhe sjellja e të punësuarve janë ato që i rikthejnë ose i largojnë përgjithmonë. Derisa të kuptohet se punonjësi është fytyra kryesore dhe ambasadori i çdo objekti, cilësia e ofertës turistike do të mbetet me shumë luhatje.
Ata porosisin se, që Ohri të ruajë pozicionin e qendrës kryesore turistike, gastronomët dhe hotelierët duhet të kuptojnë se mysafiri nuk i mat vetëm paratë që ka lënë, por edhe përshtypjen me të cilën kthehet në shtëpi.
