Një orë bisedime, takimi Kurti-Abdixhiku ende po vazhdon

Nga Xh M
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 gusht Zhurnal.mk – Ka kaluar më shumë se një orë nga nisja e takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ndërsa bisedimet ende po vazhdojnë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës

Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të dy palëve. Nga VV-ja është Hekuran Murati ndërsa nga LDK, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.

Deri më tani nuk ka pasur deklarime për media dhe nuk dihet nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër