Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, policia shpëton turistin holandez me dy fëmijët e mitur

Nga D. V.
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Një turist holandez së bashku me dy fëmijët e tij të mitur u shpëtua nga policia pasi kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur për disa orë në kanionet e Gjipesë në Dhërmi.

Policia njoftoi sot se në kushte të një terreni shumë të vështirë dhe në errësirë, pas rreth 4 orësh operacion kërkim-shpëtimi, shërbimet e Policisë nxorën pa lëndime turistin dhe dy fëmijët e tij.

“Pas rreth 4 orësh kërkime intensive, në kushte të errësirës dhe në një terren tepër të vështirë, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre në mënyrë të sigurt”, njoftoi policia.

Sipas policisë, pas nxjerrjes nga zona e rrezikshme, turisti dhe dy fëmijët e tij morën ndihmën e parë mjekësore dhe rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti holandez falënderoi shërbimet e Policisë së Shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit.

“Dua t’u them të gjithëve se sonte jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Policisë lokale, e cila na shpëtoi nga vendi ku kishim mbetur të bllokuar. Ishte një zonë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë natës. Këta tre efektivë janë heronj”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër