Edon Zhegrova bën heroin, Juventusi mund Chelsean

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Juventusi ka shënuar fitore minimale në përballjen ndaj Chelseas, në sfidën që u zhvillua në Hong Kong në kuadër të miqësoreve.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat minimal 0-1, sfidë që doli të jetë shumë e baraspeshuar.

Dy skuadrat krijuan raste të vazhdueshme megjithatë nuk arritën assesi t’i konkretizonin.

Ishte ylli i Kosovës Edon Zhegrova që e bëri dallimin me një eurogol nga distanca.

Zhegrova me një goditje të saktë nga distanca, e la portierin vendas plotësisht të shtangur për të zhbllokuar rezultatin (68’).

Ky është goli i parë i Zhegrovës në fanellën e Juventusit, duke dhënë shenja pozitive se po e rigjen formën e dikurshme që kishte te Lille.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër