MPB dhe Byroja e Prokurimit Publik nënshkruan memorandum për shkëmbim më efikas të të dhënave dhe luftë të përbashkët kundër korrupsionit

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Sot (06.08.2026), në Ministrinë e Punëve të Brendshme u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme – Byrosë për Siguri Publike dhe Ministrisë së Financave – Byrosë për Prokurim Publik.

Memorandumin e nënshkruan drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, dhe drejtoresha e Byrosë për Prokurim Publik, dr. Mare Bogeva Micovska.

“Me nënshkrimin e memorandumit vendoset një kornizë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional, me qëllim rritjen e efikasitetit në shkëmbimin elektronik të të dhënave, organizimin e trajnimeve të vazhdueshme, si dhe zhvillimin e formave të tjera të bashkëpunimit në fushën e punës së Byrosë për Siguri Publike dhe Byrosë për Prokurim Publik.

Memorandumi rregullon edhe mënyrat e koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të lidhur me prokurimin publik, përmes shkëmbimit më efikas të informacionit dhe aktiviteteve të përbashkëta brenda kompetencave ligjore të të dy institucioneve.

Me këtë bashkëpunim, të dy institucionet e konfirmojnë angazhimin e përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale, transparencës dhe integritetit në sistemin e prokurimit publik, si dhe për një luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit në këtë fushë”, informon MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër