Nga “Onkologjia” thonë se vonesa e një pjese të barnave është tejkaluar: Në asnjë moment trajtimi nuk u vu në pikëpyetje

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji njoftuan se te një pjesë e vogël e preparateve nga lista pozitive e Fondit për Sigurim Shëndetësor është evidentuar vonesë afatshkurtër në furnizim.

Nga Klinika informojnë se, në bashkëpunim me institucionet kompetente, pjesa më e madhe e preparateve të nevojshme tashmë është siguruar dhe dorëzuar, ndërsa sasitë e mbetura pritet të arrijnë gjatë kësaj jave.

Si arsye për vonesën përmenden rritja e konsumit, numri më i madh i pacientëve, periudha ndërmjet dy prokurimeve publike, si dhe mungesa e pjesshme e barnave te distributorët.

Në njoftim theksohet se, sipas Klinikës, në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje vazhdimësia e trajtimit, as cilësia e kujdesit shëndetësor që u ofrohet pacientëve.

Nga ISH Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji shtojnë se mbeten të përkushtuar në sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të vazhdueshme, të rregullt dhe cilësore për të gjithë pacientët.

artikuj të ndërlidhura