Osmani pas betimit si deputete: Po rikthehemi te tempulli i demokracisë

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur, Vjosa Osmani, ka reaguar pas betimit në Kuvend, duke theksuar se rikthimi në institucionin ligjvënës nënkupton kthim te burimi i mandatit dhe përgjegjësia për t’u shërbyer qytetarëve.

Përmes një deklarate, Osmani tha se Kuvendi mbetet “tempulli i demokracisë” dhe vendi nga ku buron mandati i përfaqësuesve të zgjedhur.

“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës”, ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se betimi i bërë në Kuvend përfaqëson vazhdimin e angazhimit të saj për t’i shërbyer Kosovës dhe qytetarëve.

“Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka theksuar Osmani.

Osmani është betuar si deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër