Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

Nga Xh M
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 gusht Zhurnal.mk – Opozita do të kërkojë zhvillimin e një referendumi për reformën territoriale, si një mundësi për të kundërshtuar draftin e socialistëve për uljen e numrit të bashkive në 46.

Kështu u shpreh bashkëkryetari i territoriales, Luçiano Boçi, i cili ishte në intervistë për rubrikën “Përballë Lajmit”, në Klan News, për gazetarin Besard Jacaj. Demokrati theksoi se duhet të jenë qytetarët vendimmtarët për organizimin territorial të vendit.

Sipas tij, reforma territoriale duhet të ndërtohet mbi vullnetin e komuniteteve dhe jo të vendoset në mënyrë të njëanshme nga qeveria.

“Ne kërkojmë që të bëhet një referendum, projekti i PD dhe projekti i PS. Kjo është një reformë që duhet të vijë nga poshtë-lart, se është kërkesa e komunitetit, të jenë qytetarët ata që vendosin. Kemi një ligj problematik për referendumet, është tentuar disa herë të realizohet edhe në 2014-2015. Nuk është bërë. Këtu është edhe çështje dëshire. A ka dëshirë një njeri arrogant, harbut? Nuk ka dëshirë, ne e dimë këtë gjë. Por, ne do t’i drejtohemi KQZ-së, sipas procedurave ligjore”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër