Popov: Përveç borxhit publik, është ulur edhe borxhi shtetëror për mbi 40 milionë euro, i cili tani është 51,7% e BPV-së

Nga D. V.
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Nga shkatërrimi ekonomik, qytetarë të varfëruar, institucione të plaçkitura dhe të rrënuara, me punë të përkushtuar, qëllim të ndershëm dhe menaxhim shtëpiak, gjendjet në shtet kanë filluar të stabilizohen, deklaroi sot deputeti i VMRO‑DPMNE-së, Sergej Popov.

Puna intensive dhe politikat ekonomike qeveritare, të projektuara dhe zbatuara gjatë dy viteve të fundit, po japin rezultate: ekonomia është stabilizuar dhe tashmë ka filluar të zhvillohet, ndërsa borxhet po ulen.

Përveç borxhit publik, i cili në tremujorin e dytë, krahasuar me të parin e këtij viti, u ul në 58,8% të BPV-së, ulje ka edhe te borxhi shtetëror.

Në nivel mujor kemi ulje të borxhit shtetëror prej 0,2% të BPV-së. Deri më 30.06.2026, borxhi shtetëror arrin në 9 miliardë e 432 milionë euro, ose 51,7% të BPV-së, që paraqet ulje prej 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Ky nivel i borxhit shtetëror është një nga më të ulëtit në një periudhë më të gjatë dhe tregon se në shtet ka pushtet që nuk grumbullon detyrime, por i shlyen ato rregullisht dhe me kohë.

Këto parametra ekonomikë nuk janë të rastësishëm; ato janë rezultat i gjallërimit ekonomik në shtet, menaxhimit shtëpiak dhe politikave të orientuara drejt një jete më të mirë për qytetarët.

Që nga marrja e përgjegjësisë nga VMRO‑DPMNE për të udhëhequr Qeverinë e Maqedonisë, është sanua­r shkatërrimi ekonomik, përmes investimeve dhe realizimit të projekteve kapitale.

Si rezultat i masave dhe aktiviteteve të planifikuara mirë, tashmë 7 tremujorë me radhë BPV shënon rritje pozitive prej 3% ose mbi 3%, ndërsa nga ana tjetër, në kohë të goditjeve globale të çmimeve të energjisë, inflacioni mbahet nën kontroll dhe është ndër më të ulëtit në rajon, me 3,4%.

Në drejtim të stabilizimit të mëtejshëm të financave publike dhe zhvillimit të ekonomisë, me qëllim përfundimtar përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE do të vazhdojë me punë intensive dhe politika të përgjegjshme, shtoi Popov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër