BDI: Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në Tabanoc është provokim, kërkojmë të kthehet menjëherë

Nga D. V.
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat shtetërore në vendkalimin kufitar Tabanoc, në territorin e Komunës së Kumanovës, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe të detyrimeve kushtetuese për përdorimin e gjuhëve, thonë nga BDI.

Kjo është provokim i rëndë dhe dëshmi e qartë për paaftësinë ekstreme të Vredi që t’i mbrojë madje edhe të drejtat më elementare të shqiptarëve.

Kërkojmë që gjuha shqipe menjëherë të kthehet në tabelat shtetërore, ndërsa institucionet kompetente të kërkojnë publikisht falje për këtë shkelje.

VLEN mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë. Në vend që të parandalojë degradimin e gjuhës shqipe, shpik justifikime boshe dhe me video manipuluese përpiqet t’i mashtrojë qytetarët.
Turp për këtë nënshtrim. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe përdorimi i saj është detyrim ligjor, thuhet në reagimin e partisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër