Rikthehen të gjitha figurat kombëtare dhe UÇK-ja në Çair

Nga D. V.
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – Në Komunën e Çairit janë rikthyer figurat kombëtare shqiptare dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), pasi më herët ishin dëmtuar nga persona të panjohur informon Tetovasot.

Mbishkrimet dhe muralet, që paraqesin figura të historisë kombëtare shqiptare dhe simbolikën e UÇK-së, janë restauruar, duke rikthyer pamjen e tyre të mëparshme.

Ngjarja vjen pas reagimeve të shumta publike ndaj aktit të vandalizmit që shkaktoi dëmtimin e tyre, ndërsa rikthimi i tyre është mirëpritur nga qytetarë dhe aktivistë, të cilët e kanë cilësuar si një veprim në mbrojtje të identitetit dhe kujtesës historike.

Rastet e vandalizimit të simboleve dhe figurave kombëtare në Çair kanë nxitur debat të gjerë në opinion, ndërsa autorët e dëmtimit nuk janë bërë të ditur publikisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër