Të enjten dhe premten priten reshje shiu në Maqedoni

Nga D. V.
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperaturat gjatë ditës në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Temperaturat e larta do të mbeten të pranishme edhe gjatë orëve të natës.

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte për paqëndrueshmëri atmosferike, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër