Morgan Freeman bën një kthesë të papritur në karrierë, debuton në muzikë me një album blues

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Morgan Freeman ka surprizuar fansat duke zgjeruar karrierën e tij në një drejtim të ri.

Në moshën 89-vjeçare, aktori fitues i Oscar-it ka publikuar një projekt muzikor të fokusuar te muzika blues.

Freeman është narrator dhe producent i albumit “Morgan Freeman’s Symphonic Blues Experience”, i cili u publikua më 7 gusht, shkruan DailyMail.

Albumi përmban 12 këngë dhe rrëfen rreth 100 vite histori të blues-it, duke sjellë në projekt edhe artistë të njohur si Taj Mahal, Keb’ Mo’ dhe Lawrence “Boo” Mitchell, së bashku me Chineke! Orchestra.

“Muzika blues ka qenë pjesë e jetës sime që kur e dëgjova për herë të parë në verandën e gjyshes sime në Misisipi”, është shprehur Freeman. “Ky album është mënyra ime për të nderuar atë muzikë dhe historitë që ajo mbart”.

Një prej këngëve të albumit është “Death Letter Blues”, e interpretuar fillimisht nga legjenda e blues-it Son House.

Freeman ka theksuar se përfshirja e kësaj kënge ka një rëndësi të veçantë, pasi lidhet drejtpërdrejt me rrënjët e muzikës blues në Misisipi.

Krahas publikimit të albumit, Freeman ka nisur edhe një turne me disa data në mbështetje të projektit.

Koncertet do të zhvillohen në qytete të ndryshme të SHBA-së, duke i dhënë aktorit mundësinë të ndajë me publikun një tjetër pasion të tij, përtej karrierës së gjatë në Hollywood.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër