Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur ulje të ndjeshme të çmimit të naftës, e cila do të hyjë në fuqi nga mesnata. Sipas vendimit të ri, një litër naftë do të shitet 8 denarë më lirë krahasuar me çmimin aktual.
Kjo është një nga uljet më të mëdha të regjistruara muajt e fundit dhe pritet të sjellë lehtësim për qytetarët dhe transportuesit, pas luhatjeve të vazhdueshme në tregun e derivateve.
Çmimet e reja do të vlejnë nga ora 00:01 dhe do të aplikohen në të gjitha pikat e shitjes së karburanteve në vend.
Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni
816
Artikulli i mëparshëm
