Aktorja Aubrey Plaza bëhet nënë për herë të parë

Nga D. V.
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja amerikane, Aubrey Plaza, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, aktori Christopher Abbott, janë bërë prindër të një vajze, e cila sipas mediave amerikane ka lindur në fund të korrikut në New York.

Plaza u fotografua në New York duke mbajtur foshnjën në krahë, pasi dyshohet se kishte marrë pjesë në shfaqjen e fundit të Abbott në Broadway, “Death of a Salesman”.

Lajmi për shtatzëninë u bë publik në prill, derisa më vonë ajo u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Sipas një burimi, çifti ndihet shumë i bekuar dhe shtatzënia ishte një surprizë e bukur pas një viti emocionalisht të vështirë për Plazan.

Në janar 2025, aktorja humbi ish-bashkëshortin e saj, Jeff Baena, me të cilin ishte ndarë disa muaj para vdekjes së tij.

Pas kësaj tragjedie familjare, Plaza foli publikisht për procesin e përballimit të dhimbjes.

Nuk dihet saktësisht se kur Plaza dhe Abbott nisën lidhjen e tyre, por të dy kanë punuar më parë së bashku në filmin “Black Bear” dhe në shfaqjen “Danny and the Deep Blue Sea”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër