LSDM: Mickoski në vend që të kërkojnë falje për flamurin e gabuar, përsëri sulmon popullin dhe opozitën

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – LSDM sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe kryetarin e saj Hristijan Mickoski se në vend që të kërkojnë falje për gabimin e bërë me flamurin e vendit, ato vazhdojnë të sulmojnë opozitën maqedonase dhe popullin duke i quajtur “llum”.

“Qeveria e Hristijan Mickoskit dhe grupi i krimit të organizuar OBRM-PDUKM e gaboi flamurin maqedonas në një festë zyrtare shtetërore.

Në vend të një dielli me tetë cepa, ata vendosën një version me dymbëdhjetë.

Në vend që t’u kërkojnë falje qytetarëve, në vend që të thonë se kush është përgjegjës, në vend që të shpjegojnë se sa para publike u shpenzuan për këtë turp kombëtar – ata së pari u përpoqën ta paraqisnin atë si një “instalacion arti”.

Pastaj u kthyen te kualifikimi i tyre i preferuar: populli dhe LSDM janë “llum”.

Ata dinë si të kryejnë tenderë kriminalë”, akuzojnë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër