Mot i nxehtë me temperatura deri 40 gradë Celsius

Nga D. V.
408 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet
malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat në orët e mesditës e pasdite pritet të shoqërohen me reshje shiu lokale kryesisht në formën e pikave në relievet e larta malore të zonës së jugut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër