Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – Më 12 dhe 13 gusht, në Shkup do të shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përmes një manifestimi dyditor me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura nga Maqedonia e Veriut dhe nga rajoni.
Nën moton 25 dhe përtej, me një seri panelesh diskutimi, debateve dhe aktiviteteve kulturore do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikthyer në fokus rëndësinë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, proceset që pasuan nënshkrimin e saj, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe rrugën e vendit drejt integrimit evropian.
Manifestimi organizohet nën patronatin e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit Agon Ferati, me synimin që 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si hapësirë për reflektim, debat dhe përcaktim të vizionit për të ardhmen.
Programi do të fillojë më 12 Gusht, kur përmes disa paneleve tematike do të mblidhen personalitete nga sfera të ndryshme.
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nën patronatin e Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, kemi kënaqësinë të ju prezantojmë me panelistët e Panelit të parë:

