Pas 7 gushtit, marrëveshjet politike mund të shpallen jo-kushtetuese

Nga Xh M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 gusht ZHurnal.mk – Albin Kurti, si kryetar i Vetëvendosjes, kërkoi marrëveshje me subjektet tjera politike për krijimin e institucioneve të reja, para e pas afatit 30-ditor për konstituim të Kuvendit.

E nga 7 gushti e tutje, këto diskutime, edhe nëse bëhen, mund të bien ndesh me Kushtetutën, raporton Klan Kosova.

Edhe nëse vjen deri te një ujdi me cilëndo parti, ajo do të mund të zhvlerësohej nëse dërgohet në Kushtetuese.

Qëndrimet e Partisë Demokratike mbesin të njëjta, që bashkëpunimin me VV-në s’e ka hiç opsion.

As Aleanca nuk synon takimin me Kurtin, teksa Klani mëson që, pas shkeljes së afatit për konstituim, në Lidhjen Demokratike ka vullnet për takime prapë për një ujdi potenciale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër