Është zgjidhur problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në MPB

Nga Xh M
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor njoftuan se, problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në MPB është zgjidhur dhe se ata përsëri mund t’i përdorin pa pengesa shërbimet shëndetësore.

“Gjatë ditës, të dy institucionet kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, kanë ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për përcaktimin dhe eliminimin e shkaqeve që çuan në ndërprerjen e përkohshme të realizimit të të drejtave nga sigurimi shëndetësor. Pas aktiviteteve të ndërmarra, gjendja është normalizuar dhe është mundësuar përdorimi i papenguar i të drejtave nga sigurimi shëndetësor për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thunet në kumtesën e MPB-së.

Kujtojmë se, gjatë ditës mediat raportuan se, që nga dje, të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë mbetur pa sigurim shëndetësor. Prej kohësh, në sistemin e MPB-së ekziston problem sistemik që herë pas here u shkakton probleme të punësuarve dhe bën që ata të “mbeten” pa sigurim shëndetësor.

Kështu, në fund të qershorit të këtij viti, për shkak të një numri amë të gabuar të një polici të rikthyer në punë me vendim gjyqësor, u ndërpre sigurimi shëndetësor për të gjithë të punësuarit në MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër