Nga shitëse në dyqanin e ‘Gucci’-t në 70 milionë ndjekës: Kush është gruaja e Cristiano Ronaldos – Georgina Rodriguez?

Nga D. V.
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cristiano Ronaldo është martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodríguez. Ylli portugez i futbollit, 41 vjeç, dhe modelja 32-vjeçare kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni civile të zhvilluar më 11 gusht në Cascais të Portugalisë.

Sipas njoftimit zyrtar, dasma ishte një ceremoni private dhe intime, ku morën pjesë edhe pesë fëmijët e çiftit.

Kështu, pas vitesh lidhjeje dhe një historie dashurie të ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën, Ronaldo dhe Georgina tashmë janë zyrtarisht bashkëshortë.

Nga një takim rastësor në Madrid te martesa

Çifti është në një lidhje që nga viti 2016. Ata u njohën në Madrid, në kohën kur Ronaldo luante për Real Madridin, ndërsa Georgina punonte në një dyqan të markës së njohur të modës Gucci.

Që nga fillimi, lidhja e tyre u vu në qendër të vëmendjes së mediave, kryesisht për shkak të famës së madhe të futbollistit.

Georgina e ka shoqëruar Ronaldon në disa prej etapave më të rëndësishme të karrierës së tij, nga Real Madridi dhe Juventusi, te rikthimi në Manchester United dhe më pas transferimi te klubi saudit Al Nassr.

Sot, ata konsiderohen ndër çiftet më të famshme të botës së sportit dhe showbizit.

Nga shitëse në Gucci te një prej emrave më të njohur të modës

Georgina Rodríguez është 32 vjeç. Ajo ka lindur në Buenos Aires të Argjentinës dhe është rritur në qytetin spanjoll Jaca. Babai i saj është argjentinas, ndërsa nëna spanjolle.

Në rininë e saj merrej me balet, por për shkak të vështirësive financiare u detyrua ta ndërpriste këtë pasion.

Në moshën 18-vjeçare u zhvendos në Madrid, ku punoi në profesione të ndryshme, përfshirë edhe si kameriere. Më vonë u punësua si shitëse në Gucci, pikërisht aty ku edhe u takua për herë të parë me Ronaldon.

Sipas rrëfimeve të saj të mëparshme, lidhja e tyre nisi pasi u takuan sërish në një event shoqëror.

Sot, Georgina është një modele, influencuese dhe sipërmarrëse e suksesshme. Fama e saj u rrit ndjeshëm pas lidhjes me Ronaldon, ndërsa në Instagram ndiqet nga më shumë se 70 milionë persona.

Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura të modës dhe kozmetikës, ka qenë në kopertinat e revistave ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë projekte të sajat në industrinë e modës.

Për publikun e gjerë ajo u bë veçanërisht e njohur përmes dokumentarit të Netflix-it, “I Am Georgina”, i cili sjell momente nga jeta e saj familjare dhe profesionale.

– YouTube  youtu.be

Pesë fëmijë dhe një familje e përbashkët

Ronaldo dhe Georgina kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Çifti rrit së bashku edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr. dhe binjakët Eva Maria dhe Mateo.

Në vitin 2022, çifti po priste binjakë, por djali i tyre, Ángel, ndërroi jetë gjatë lindjes, ndërsa Bella Esmeralda mbijetoi.

Pavarësisht famës dhe vëmendjes së jashtëzakonshme mediatike, Georgina ka theksuar vazhdimisht në intervista se familja mbetet prioriteti i saj kryesor dhe se përpiqet t’i mbajë momentet më intime të jetës familjare larg vëmendjes së publikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër