PSG-Aston Villa përballen në Superkupën e Evropës: Ja si përcaktohet fituesi në rast barazimi

Nga D. V.
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

‘Red Bull Arena’ në qytetin austriak të Salzburgut do të jetë sonte (e mërkurë) nikoqire e ndeshjes së Superkupës së UEFA-s mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës, në sfidën që shënon hapjen e sezonit të ri.

PSG-ja vjen në këtë përballje si kampione e Evropës, pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive.

Në anën tjetër, Aston Villa e ka siguruar pjesëmarrjen në Superkupë si fituese e Europa League-s, pasi mposhti Freiburgun me rezultat 3-0 në finale.

Por një nga pyetjet kryesore para ndeshjes është: Çfarë ndodh nëse PSG-ja dhe Aston Villa janë të barabarta pas 90 minutash?

Sipas rregulloreve të UEFA-s, përgjigjja është e qartë: nuk do të ketë vazhdime.

Nëse ndeshja përfundon me rezultat të barabartë pas 90 minutave, fituesi do të përcaktohet menjëherë përmes goditjeve nga pika e bardhë.

Pra, ndryshe nga shumë ndeshje të fazave eliminatore të Ligës së Kampionëve apo Europa League-s, në Superkupën e UEFA-s nuk luhen dy pjesë nga 15 minuta shtesë.

Ky rregull ishte vendimtar edhe në edicionin e kaluar, kur PSG-ja e fitoi Superkupën ndaj Tottenhamit pikërisht pas penalltive.

Në atë përballje, skuadra franceze ishte duke humbur 2-0, por arriti të rikthehej në minutat e fundit dhe të barazonte rezultatin, duke e dërguar ndeshjen direkt në penallti.

Këtë vit rregullorja mbetet e njëjtë.

Kështu, nëse PSG-ja dhe Aston Villa nuk arrijnë ta përcaktojnë fituesin gjatë 90 minutave në Salzburg, trofeu do të vendoset direkt nga penalltitë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër