Nita Efendia-Brovina emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar Nita Efendia-Brovinën në pozitën e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Gjakovës, e cila ka vlerësuar përvojën e Efendia-Brovinës në fushën e gazetarisë, kulturës dhe politikës.

“Nën udhëheqjen e saj, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të vazhdojë realizimin e projekteve të nisura dhe do të angazhohet maksimalisht në fuqizimin e rinisë, pasurimin e jetës kulturore dhe mbështetjen e pakursyer për sportin dhe sportistët tanë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Me këtë rast, Komuna ka falënderuar edhe ish-drejtoreshën Adea Roka-Pylla për punën dhe angazhimin gjatë mandatit të saj.

“Falënderojmë përzemërsisht ish-drejtoreshën Adea Roka-Pylla për punën, përkushtimin dhe angazhimin e saj të jashtëzakonshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Komuna e Gjakovës i ka uruar sukses Efendia-Brovinës në detyrën e re.

“Njëkohësisht, i urojmë shumë suksese dhe punë të mbarë drejtoreshës së re, Nita Efendia-Brovina, në këtë rrugëtim të ri plot përgjegjësi!”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër