Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

Nga D. V.
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Ishte përfolur prej disa ditësh se gjatë pushimeve në jug në vendit kryeministri Edi Rama ishte takuar edhe Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros.

Fillimisht qarkulloi foto e një gomoneje, por paksa e paqartë ndërsa tashmë në rrjet është hedhur një tjetër foto që tregon takimin mes të dyve.

Sipas informacioneve të siguruara, darka është mbajtur në një nga restorantet e Dhërmiut.

Takimi Rama – Soros tërheq vëmendje për shkak të marrëdhënies së kryeministrit shqiptar edhe me rrethin e Trump, dy armiq të betuar të njëri tjetrit.

Interesant është edhe fakti se Rama deklaroi pak kohë më parë se protestat e flamingove mbështeteshin edhe nga armiq të Trump, duke nënkuptuar rrjetin e Soros.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër