Qielli do të errësohet, ja kur pritet të shihet eklipsi në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
1,093 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Sot, në pjesë të caktuara të botës do të ndodhë një eklips i plotë i Diellit. Ky fenomen do të përfshijë pjesët veriore dhe perëndimore të planetit, nga Poli i Veriut dhe Groenlanda, përmes Islandës, deri në Spanjë dhe disa pjesë të Ishujve Balearikë, ku Hëna do ta mbulojë plotësisht diskun e Diellit. Në pjesën më të madhe të Evropës, eklipsi do të jetë i pjesshëm.

Sipas NASA-s, kohëzgjatja maksimale e eklipsit do të jetë 2 minuta e 18 sekonda mbi Detin e Grenlandës, ndërsa gjerësia e brezit të hijes së plotë do të jetë rreth 290 kilometra.

Astronomët u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shikojnë drejtpërdrejt Diellin gjatë eklipsit të pjesshëm pa syze mbrojtëse me certifikim zyrtar ISO 12312-2.

Sipas ekspertëve, eklipsi nuk duhet të vëzhgohet as përmes dylbive, teleskopëve apo pajisjeve të tjera optike pa mbrojtjen e duhur.

Shikimi drejtpërdrejt në Diell pa mbrojtje të përshtatshme mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe të përhershme të shikimit, paralajmërojnë ekspertët.

Në Maqedoni do të mund të shihet një eklips i pjesshëm i Diellit. Fenomeni do të fillojë në ora 19:29, ndërsa faza maksimale do të jetë rreth 19:35–19:36, pak para perëndimit të Diellit. Për detaje mbi orarin dhe dukshmërinë, mund të konsultohen të dhënat për Shkupin në Time and Date./TV21

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër