Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 gusht Zhurnal.mk – Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Perlata e Sipërme, në Bashkinë Mirditë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, teksa flakët rrezikojnë të përhapen për shkak të bimësisë së dendur dhe për shkak të terrenit të vështirë për tu ndërhyrë.

Forcat e shërbimit zjarrfikëse të Mirditës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që së bashku me to janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Matit. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, teksa lufta me flakët vijon ende.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër