Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht Zhurnal.mk – Edhe gjatë ditës sotme temperaturat janë të larta në vendin tonë. Ekipet e Kryqit të Kuq çdo ditë janë në teren në rajone të ndryshme për të shpërndarë ujë dhe për t’u ndihmuar qytetarëve.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se pavarësisht temperaturave të larta e kanë patjetër të dalin, disa për në punë, e të tjerët për obligimet e tyre të ndryshme.

“Patjetër të dalim kemi punë ne, duhet me vepru, po e bëra një analizë mirë më tha mjeku.”

“Nga puna vij, po patjetër të punoj, temperaturat janë të larta dhe vështirë e kemi, terapinë e marrë në mëngjes.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

ISHP: Kujdes pacientët kronikë

Nga Instituti i shëndetit publik rekomandojnë qytetarët për kujdes të shtuar në tempertaurat e larta. Personat me sëmundje kronike dhe kardiovaksulare të marrin terapinë në kohë. Të shmangen daljet pa nevojë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të konsumojnë më shumë ujë dhe jo pije alkoolike dhe energjike, ushqim të shëndetshëm me fruta dhe perime sezonale.

Sipas DPHM gjatë ditës së nesërme moti pritet të ndryshojë, të ulen temperaturat, shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Lokalisht, proceset pritet të jenë më intensive dhe të marrin formën e një stuhie, me erëra të forta dhe kushte për breshër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër