Ahmeti pret në takim lamtumirës Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Strugë, Agim Krasniqin

Nga Xh M
1,116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë, në një takim lamtumirës, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë, Shkëlqesinë e Tij, z. Agim Krasniqi.

Gjatë takimit, Ahmeti e ka përgëzuar Konsullin Krasniqi për punën e shkëlqyer, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë mandatit të tij, si dhe për kontributin në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka vlerësuar veçanërisht angazhimin e vazhdueshëm të Krasniqit në forcimin e lidhjeve, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Marrëdhëniet e ngushta ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Kosovës mbeten të një rëndësie të veçantë për ne”, ka theksuar Ahmeti.

Në përfundim të takimit, kryetari i BDI-së i ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe miqësinë, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër