Vezir Haziraj dorëzohet, “hatri i Ylber Lipajt dhe publikut”

Nga Xh M
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Istog, 15 gusht Zhurnal.mk – Përmes një video-komunikimi ai tha se po dorëzohet ‘për hatër të shumë njerëzve’, në veçanti të Ylber Lipajt dhe publikut.

“Veziri po dorëzohet, hatri i Ylber Lipajt, hatri i AAK-së që janë më të drejtë, më të mirë se këta tjerët, e kam ndërmend me u dorëzu dhe hatri i publikut ku 70% janë për me u dorëzu une, atëherë kam marrë vendim, kam me u dorëzu”, tha ai.

Në ndërkohë merret vesh se Vezir Haziraj është dorëzuar pas një beteje 8 ditore nga arratia.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Ylber Lipaj, personi të cilit Veziri ia dedikoi dorëzimin.

“Ka shku në shtëpinë e tij. Nga atja e ka telefonu policinë. Ka ardh një njësit i veçantë nga Peja dhe e ka marrë në shtëpi. Gjithçka ka shkuar me marrveshje. Rastin tash e ka drejtësia”, ka thënë Ylber Lipa për Indeksonline.

Ndryshe, Vezir Haziraj është nga Istogu dhe është bërë i njohur për disa raste penale.

Në vitin 2018, u akuzua për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, pasi dyshohej se kishte therur me thikë 14 herë një vajzë 17-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje. Prokuroria tha se sulmi ndodhi pasi vajza kërkoi të fshiheshin fotografitë dhe videot intime të saj nga rrjetet sociale.

Përveç kësaj, ndaj tij kishte edhe akuza për vjedhje, vjedhje të rëndë dhe arratisje nga burgu.

Në vitin 2022, ndërsa ishte i burgosur, u raportua se dyshohej se kishte porositur sulmin/vrasjen e një oficeri korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Policia e kishte nisur rastin si “kanosje”.

Pra, rasti për të cilin është bërë më së shumti i njohur është sulmi me thikë ndaj 17-vjeçares, ndërsa më vonë u përfshi edhe në rastin e kërcënimit ndaj zyrtarit korrektues.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër