Privohet nga liria 35-vjeçari, iu gjetën 14.440 euro në automjet

Nga Xh M
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 gusht Zhurnal.mk – Nëpunësit policorë nga SPB Strumicë – DPB Radovish pardje në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, pranë kryqëzimit për në fshatin Buçim, e kanë privuar nga liria M.V. (35) nga fshati Buçim, në rajonin e Radovishit, pasi gjatë kontzrolit të automjetit janë gjetur 14,440 euro, informojnë nga raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Përkatësisht, nëpunës policorë në rrugën magjistrale, pranë kryqëzimit për në Negotinë, kanë vërejtur një automjet udhëtarësh “Audi”, me targa të Radovishit, i drejtuar nga M.V., ndaj të cilit gjykata kompetente kishte shqiptuar masë kujdesi – ndalim për largim nga shtëpia, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Në kryqëzimin për në fshatin Buçim, nëpunësit policorë e kanë ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit janë gjetur 14.440 euro në vlera të ndryshme, për të cilat M.V. nuk ka paraqitur dëshmi për prejardhjen e tyre. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gjevgjelisë, me udhëzimet e të cilit personi është mbajtur në Stacionin Policor në Radovish” informojnë nga MPB.

Gjatë ditës së djeshme, M.V. është nxjerrë para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas çka është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Shkupit”.

Nga NJPB Radovish, me udhëzime të prokurorit publik, po ndërmerren masa dhe veprime plotësuese për përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave, si dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale “pastrim i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme”, sipas nenit 273 të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër