Rriten rastet e pacientëve me virozë të stomakut në Kumanovë

Nga Xh M
1,252 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 15 gusht Zhurnal.mk – Sërish është rritur numri i pacientëve me simptoma të virozës së stomakut në Kumanovë. Reparti Infektiv pranë Spitalit të Kumanovës gati çdo dit evidenton nga mbi 100 pacientë me simptome të këtilla e që kërkojnë ndihmë.

Kryesisht bëhet fjalë për pacientë të të gjitha moshave si për fëmijë, të rritur e të moshuar. Ata kryesisht vijnë me simptoma si vjellje, diarre, shtrengime në stomak si dhe temperaturë të lartë që janë karakteristikë për këto viroza. Shumica e pacientëve marrin terapi të ambulancës kurse një numër i vogël mbahen në shërim spitalor.

“Gjatë dy muajve të fundit me ngritjen e temperaturave dhe ndryshimeve klimatike po vërehen ndikimet në shëndetin e qytetarëve sidomos gjatë udhëtimeve, tubime në grupe më të mëdha, po vërehet edhe numri më i madh i pacientëve. Kryesisht vërehet dehidratim që më tepër ekspozohet tek fëmijët. Prandaj edhe vazhdimisht apelojmë që gjatë muajve të verës të kihet parasysh higjiena personale por edhe e prodhimeve të ndryshme ushqimore. Në raste të këtilla rekomandohet të bëhet pastrimi i enëve por edhe i hapsirës ku përgatitet ushqimi, të evitohen kontaktet e drejtpërdrejta me njerëz të sëmurë, gjithashtu vazhdimisht pë pastrohen e lahen pemët dhe perimet që të shmanget zgjerimi i virozave të stomakut”, deklaroi kryeshefja e repartit infektiv – Spitali i përgJithshëm Kumanovë, dr. Valentina Xhartovska.

Nga reparti Infektiv pranë Spitalit të Kumanovës këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të konsumohet ushqim i lehtë me sa më shumë lëngje por gjithashtu preferohet edhe marrja e proboitikëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër