Kjo është gjendja e rrugëve dhe pritja në pikat kufitare

Nga Xh M
1,646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 gusht Zhurnal.mk – Numër i shtuar i automjeteve po regjistrohet në rrugët e vendit, veçanërisht në akset jashtë zonave të banuara, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (AMSM). Komunikacioni në rrjetin rrugor shtetëror në përgjithësi zhvillohet pa probleme të mëdha, ndërsa rrugët janë të thata dhe të kalueshme.

Frekuencë më e madhe e automjeteve ka edhe në pikat kufitare. Në pikën kufitare Tabanoc, për dalje nga Maqedonia, pritjet janë rreth 30 minuta, ndërsa pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Bogorodicë, ku aktualisht shoferët dhe udhëtarët presin rreth një orë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, për momentin nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

AMSM u bën thirrje shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ta respektojnë sinjalizimin rrugor. Kujdes shtesë rekomandohet gjatë lëvizjes nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rrezik për rrëshqitje gurësh.

Vëmendje e veçantë rekomandohet në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër