Xhakarta, 16 gusht Zhurnal.mk – Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar pas një tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 la të vdekur dhjetëra persona. Raportet paraprake tregojnë se më shumë se 900 shtëpi dhe qindra struktura të tjera janë dëmtuar rëndë.
“Shtëpia ime u dëmtua dhe pothuajse u shemb nga tërmeti, i cili goditi rreth orës 5 të mëngjesit. Ne ishim ende duke fjetur brenda në shtëpi në atë kohë. Për fat të mirë, banorët e tjerë po bërtisnin jashtë, kështu që u zgjuam dhe vrapuam jashtë”, deklaroi banori.
Tërmeti shkatërrues u pasua nga 341 lëkundje pasuese, thonë nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.
“Meqenëse jetoj në Japoni, ka shumë tërmete atje. Kam përjetuar shumë tërmete më parë, por mendoj se ky mund të jetë më i madhi, më i madh se çdo tërmet”, u shpreh turisti në Indonezi.
Ndërsa Indonezia bën çdo përpjekje për të kërkuar nëpër rrënoja, shpresat për të gjetur të mbijetuar pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 në Kolumbinë perëndimore po shterren. Tërmeti në vendin e Amerikës së Jugut gjashtë ditë u mori jetën qindra banorëve dhe plagosi mijëra të tjerë. Autoritetet kanë filluar inspektimin e ndërtesave të dëmtuara.
“Ne kemi qenë tashmë në disa qytete dhe komuna, duke mbështetur këtë punë për të vlerësuar faktorët e rrezikut, për të kryer inspektime dhe për të kryer vlerësime strukturore me qëllim mbrojtjen e njerëzve në rast të lëkundjeve të mundshme pasuese”, theksoi inxhinierja civile Angelica Quintero.
“Ka defekte strukturore si rezultat i tërmetit, disa dëme që mund të klasifikohen si të rënda dhe të moderuara në elementët kryesorë strukturorë, gjë që i vendos ata në një gjendje rreziku të menjëhershëm, dhe rekomandimi do të ishte evakuimi”, deklaroi inxhineri Camilo Andrés Carrillo.
Të dhënat nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Kolumbisë tregojnë se më shumë se dy të tretat e viktimave të tërmetit u regjistruan në qytetet Kali dhe Pereira.
