Barcelona ka arritur një marrëveshje në parim me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit, në një operacion që mund të arrijë vlerën e 76.5 milionë eurove.
Sipas The Athletic, klubi anglez do të përfitojë fillimisht 60 milionë euro për mesfushorin spanjoll, ndërsa mbi 11 milionë euro nga bonuset konsiderohen të arritshme. Në total, Manchester City pret të arkëtojë të paktën 71.5 milionë euro, ndërsa shuma e përgjithshme e marrëveshjes mund të shkojë deri në 76.5 milionë euro.
Ai do të ketë një kontratë 4-vjeçare me katalanasit dhe do ta nënshkruajë gjatë ditëve në vijim.
