Do të ketë qitje artilerie në Shkup-mos u shqetësoni! Armata e Maqedonisë feston 34-vjetorin

Nga D. V.
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës së Armatës, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sonte në orën 19:00, njësia e batalionit të artilerisë së Armatës do të zhvillojë një qitje ceremoniale artilerie, me 10 breshëri nga 6 armë artilerie. Më herët, në orën 18:00, do të zhvillohet një qitje provë me një breshëri me 6 gjuajtje.

34-vjetori i Armatës do të shënohet edhe në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, me një parakalim të Batalionit të 2-të të Këmbësorisë dhe njësive të tjera të Armatës.

Në këtë ceremoni, siç njoftuan nga Shtabi i Përgjithshëm, do të marrin pjesë përfaqësues të komandës së lartë të Armatës, kryetarë komunash nga zona e përgjegjësisë së Batalionit të 2-të të Këmbësorisë, drejtorë dhe drejtues të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike në Shtip, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare.

18 gushti është zgjedhur si Dita e Armatës, pasi më 18 gusht 1943, në malin Slavej, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet formacioni i parë i organizuar ushtarak.

Procesi i formimit të Armatës moderne të Maqedonisë filloi në vitin 1992, kur presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov, së bashku me udhëheqjen e JNA-së, nënshkroi marrëveshjen për tërheqjen e ushtrisë federale nga territori i Republikës së Maqedonisë.

Sot, Armata e Maqedonisë së Veriut është pjesë përbërëse e sistemit më të madh kolektiv të sigurisë, pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit 2020 u bë anëtarja e 30-të me të drejta të plota e NATO-s.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër