Sala në Korçë: Ngremë shërbimin e Geriatrisë, model i ri kujdesi për të moshuarit

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Nga Qendra Komunitare Ditore “Epoka e Artë” në Korçë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, bëri me dije nisjen e punës për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, MSHMS bën me dije se bëhet fjalë për një model të ri të kujdesit të specializuar për të moshuarit, që synon të ofrojë një qasje më të integruar ndaj nevojave shëndetësore të kësaj grupmoshe në të gjithë vendin.

Gjatë vizitës në Qendrën Komunitare Ditore “Epoka e Artë”, ministrja Sala zhvilloi një bisedë me të moshuarit, të cilët marrin në këtë qendër kujdes, mbështetje dhe mundësi për të qenë aktivë dhe të përfshirë në jetën e komunitetit.

Shërbimi i ri i Geriatrisë synon të forcojë kujdesin e specializuar për të moshuarit, duke e trajtuar shëndetin e tyre në mënyrë më të plotë dhe të koordinuar, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqenies së kësaj grupmoshe.

Ngritja e këtij shërbimi vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit, duke synuar një kujdes më të përshtatur me nevojat e tyre.

Përmes këtyre nismave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të ndërtojë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit për të moshuarit, duke kombinuar parandalimin, shërbimet e specializuara dhe mbështetjen sociale. Linja e Këshillimit për të Moshuarit do të jetë e aksesueshme falas në numrin 08004042.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër