Ariana Grande dhe Cynthia Erivo surprizojnë fansat me dy duete në koncertin në Londër

Nga D. V.
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ariana Grande u ribashkua me bashkë-yllin e saj nga “Wicked”, Cynthia Erivo, gjatë koncertit në O2 Arena në Londër të dielën, duke surprizuar publikun me dy performanca të përbashkëta.

Dy artistet hapën momentin special me këngën “For Good”, një prej hiteve më të njohura të “Wicked”.

Më pas, Grande dhe Erivo interpretuan së bashku edhe “Get Happy” dhe “Happy Days Are Here Again”, këngët e famshme të interpretuara nga Judy Garland dhe Barbra Streisand, shkruan DailyMail.

Ribashkimi i tyre shënoi performancën e parë publike së bashku që nga speciali televiziv “Wicked: One Wonderful Night”.

Grande dhe Erivo kaluan disa vite duke punuar së bashku në adaptimin filmik me dy pjesë të muzikalit të famshëm.

Pas koncertit, Grande ndau në Instagram momente nga nata dhe shkroi: “Të dua shumë dhe të falënderoj. Mirënjohëse dhe emocionuese”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër