Haraçina merr masa pas rastit me Ethet e Nilit Perëndimor

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njoftoi se komuna ka ndërmarrë masa parandaluese pas raportimit të një rasti me Ethet e Nilit Perëndimor. Sipas Beqirit, spërkatja kundër mushkonjave është realizuar më 12 korrik, ndërsa gjatë kësaj jave do të përsëritet në të gjithë territorin e komunës.

“Pas raportimit të një rasti me Ethet e Nilit Perëndimor, e kuptojmë shqetësimin e qytetarëve tanë. Pikërisht për këtë arsye, kujdesi dhe masat parandaluese vazhdojnë pa ndërprerje. Komuna e Haraçinës ka realizuar spërkatjen kundër mushkonjave më 12.07.2026, ndërsa edhe këtë javë do të realizohet përsëri spërkatja në të gjithë territorin e komunës. Ne do të vazhdojmë të jemi në terren, të ndjekim situatën dhe të ndërmarrim çdo masë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë. Nuk mjafton të flasim për sigurinë e qytetarëve, duhet të veprojmë për të”, ka shkruar Beqiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër