Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Kliqinë të Pejës

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Kliqinë, në magjistralen Pejë–Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 05:00.

“Rreth orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tri vetura. Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore”, ka thënë Gashi.

Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër