450
Prishtinë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kliqinë të Pejës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihen se ka dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima apo persona të lënduar.
