Ferati-Lawson: Siguria, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe fuqizimi i të rinjve prioriteti ynë

Nga R.ZH
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati zhvilloi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Matthew Lawson ku u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. 

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua çështjeve të sigurisë në vend dhe në rajon, duke pasur parasysh rëndësinë e stabilitetit dhe kohezionit shoqëror për perspektivën evropiane të rajonit. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të përvojave me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e institucioneve, marrëdhënieve ndëretnike dhe kontributit në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ministri Ferati dhe ambasadori Lawson diskutuan edhe për programin britanik G2G, me fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive të tyre. U vlerësua rëndësia e krijimit të mundësive për të rinjtë përmes programeve që zhvillojnë aftësitë për sipërmarrësi, komunikim dhe lidership, duke i përgatitur ata për një rol më aktiv në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër