MPB: Gjenden 10 emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti nga Letonia

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Gjenden 10 persona-emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti nga Letonia, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Verifikime Kufitare Bogorodicë e privuan nga liria R.S. (59) nga Letonia. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Fiat Tipo”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 10 persona emigrantë nga Egjipti. Emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa R.S. është dorëzuar në Stacionin Policor në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër