Sulmoi policin gjatë detyrës, ngrihet kallëzim penal ndaj 45-vjeçarit nga Debreshi

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Njësia për Punë të Brendshme Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj T.S. (45) nga fshati Debresh për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Sipas policisë, më 12 gusht, në Debresh, ai ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij është iniciuar procedurë penale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër