Pothuajse i gjithë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret

Nga D. V.
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Sipas indeksit meteorologjik të rrezikut nga zjarret, pothuajse e gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonë me rrezik të lartë nga zjarret (ngjyrë portokalli).

Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se përjashtim bëjnë Malet e Sharrit dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar indeks mesatar meteorologjik i rrezikut nga zjarret (ngjyrë e verdhë).

Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, ekziston rrezik i lartë për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në ambiente të hapura, si dhe të zjarreve me intensitet të lartë në pyje në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra për Menaxhimin e Krizave u bën apel qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe të sillen me përgjegjësi, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë, si dhe të mos përdorin zjarr në ambiente të hapura.

Nëse vërehet zjarr, ai duhet të raportohet menjëherë në numrin 112.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër