PDK-ja edhe sot bllokon hyrjen e Qeverisë, kësaj here i bashkohen edhe prodhuesit vendorë

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe prodhues vendorë, të cilët kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së bashku me deputetët e kësaj partie.

PDK-ja në ditët e fundit ka përsëritur kërkesat që të thirret dhe të vazhdojë seanca konstituive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe vendi të dalë nga ngërçi institucional.

Deputetët e PDK-së kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet e tyre deri në thirrjen e seancës konstituive, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të institucioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër