Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti me vezë liderin e VV-së, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Kadrijaj gjatë konferencës për media, tha se, aksioni i saj ka qenë spontan dhe simbolik.
‘’Aksioni im ka qenë krejt spontan, nëse a do të kish ndodh konstituimi i Kuvendit, nuk ka pas gjuajtje me vezë, s’ka pas skenarë tjetër, s’ka pas organizim tjetër. Ky është manipulim i radhës së VV-së. Unë kam marr një aksion simbolik që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Kosovës’’, ka thënë Kadrijaj.
