Besiktasi merr vendimin e papritur për Milot Rashicën

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Milot Rashica mund t’i japë fund aventurës te Besiktasi, pavarësisht se kontrata e tij me klubin turk është ende aktive.

Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë Milliyet, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës te gjiganti nga Stambolli mund të varet nga një lëvizje e radhës në afatin kalimtar.

Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti që luan në krahun e djathtë të sulmit.

Nëse ky transferim realizohet, klubi do të kishte tre lojtarë të huaj për të njëjtin pozicion. Në këtë situatë, Rashica mund të jetë ai që do të largohej.

Sipas Milliyet, drejtuesit e Besiktasit janë të kënaqur me Vaclav Cernyn, i cili është një prej lojtarëve që mund të ketë përparësi në këtë repart.

Për këtë arsye, në rast se vjen edhe një përforcim tjetër në krahun e djathtë, gjasat për ndarjen e rrugëve me Rashicën do të rriteshin ndjeshëm.

Rashica ka ende një vit kontratë me Besiktasin, ndërsa gjatë aventurës së tij në Stamboll ka lënë gjurmë me 13 gola dhe 25 asistime në 119 paraqitje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër