Seul, 19 gusht, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut do të shkurtojnë me rreth gjysmën kohëzgjatjen e manovrave së tyre të përbashkët ushtarake, ndërsa Koreja e Veriut e ka dënuar atë si kërcënim për Gadishullin Korean.
Manovrat “Ulchi Freedom Shield”, të cilat nisë të hënën dhe ishin planifikuar të vijonin deri më 27 gusht, do të përfundojnë të premten me kërkesë të SHBA-së, njoftua shefi i Përgjithshëm e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.
Seuli dhe Uashingtoni zhvillojnë çdo vit manora të përbashkëta ushtarake, ku marrin pjesë mijëra trupa nga të dyja vendet, me synim forcimin e kapaciteteve të tyre të përbashkëta të mbrojtjes.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, i cilësoi sot manovrat 11-ditore si “kërcënimin më të menjëhershëm dhe të hapur” ndaj Koresë së Veriut dhe sigurisë rajonale.
Pheniani paralajmëroi se manovrat po e shtynin tensionin në gadishull drejt luftës.
Sipas Phenianit, stërvitjet po përqendrohen gjithnjë e më shumë në përmirësimin e aftësisë së aleatëve për të zhvilluar një luftë reale, duke përfshirë teknologji të tilla si inteligjenca artificiale, dronët dhe kapacitetet kibernetike.
Koreja e Veriut deklaroi se do të ushtronte të drejtën e saj për vetëmbrojtje për të “neutralizuar plotësisht” ato që i cilësoi si kërcënime ushtarake, derisa kundërshtarët e saj të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar ekuilibrin e fuqive në rajon.
Reagimi i Phenianit vjen disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi një reduktim të ndjeshëm të pjesëmarrjes së SHBA-së në stërvitjet ushtarake, duke iu referuar marrëdhënies së tij “shumë të mirë” me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
