Hoxhaj-Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!

Nga D. V.
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, duke kundërshtuar qëndrimin e Kurtit në zyrën e kryeministrit pas marrjes së mandatit të deputetit.

“Dil nga zyra, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos së publikuar nga vendi i ngjarjes.

PDK-ja po kërkon që Kurti ta lirojë menjëherë zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar qëndrimin e tij në Qeveri si uzurpim të institucionit si dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendjt nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër